Rama këshillon NATO-n se si duhet të sillet me afganët

Bledi Kasmi

Kreu i qeverisë ka përdorur një gjuhë kritike ndaj NATO-s, duke thënë se përgjegjësit duhet të ndahen dhe nuk mund tu kthehet shpina afganëve në situatën në të cilën ata ndodhen.

“Ne duhet të mbrojmë vlerat e Aleancës Veriatlantike dhe të përbashkëta midis vendeve demokratike. Kjo do të thotë të mos i kthejmë shpinën njerëzve, jeta e të cilëve tani është në rrezik sepse besuan te ne.” Shprehet Rama në analizën e tij.

Rama më tej shprehet se deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO -s ishin burimi kryesor i mbështetjes për njerëzit e Afganistanit dhe sot nuk mund të tërhiqen si hije.

Exit mobile version