Pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi në Serbi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktin se ky i fundit nuk ka reaguar për ngjarjen.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se kryeministri nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjale për sulmin ndaj ambasadës së Malit te Zi në Beograd.
Ndër të tjera ai shtron edhe disa pyetje, mes tyre dhe fakti se kush ia mbylli gojën Rames.
Reagimi i plotë i Vasilit
Edi Rama memec për sulmin ndaj ndaj ambasadës së Malit te zi!!
Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqiperise nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjalë për sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd.
E kishte detyrim shtetëror që të fliste. E kishte detyrim diplomatik te shprehej. E kishte obligim politik te mbante qëndrim.
Si një propagandist i palodhur i minishengenit gjer ne histeri, e kishte te detyruar te prononcohej për gjest te rende qe hedh ne ere mirëkuptimin, klimën e paqes dhe besimit mes vendeve, që janë edhe premisa kryesore te çdo marrëveshjeje.
I palodhur ne komente boshe, i paepur ne beteja qesharake me ndjekësit ne FB fjalamani patologjik hesht për një problem kaq serioz dhe tregon një mungese integriteti kritike dhe vë bedelin Caka te belbëzojë fjali te shkoqura qe s’thonë asgjë dhe pa asnjë qëndrim
Natyrshëm lindin disa pyetje
Pse u be memec llafazani i sëmurë Edi Rama??
Kush ja lidhi gjuhen gjuhëlëshuarit Edi Rama??
Ç’detyrim i madh ja mbylli gojën zhurmëmadhit Edi Rama??
Pse u tremb kaq shumë gojehumburi Edi Rama sa që detyrohet e flet me gojën e Cakës??
Tek përgjigja e këtyre pyetjeve qëndron edhe e vërteta e hidhur e minishengenit tradhtar antishqiptar dhe anti-Kosovë të Edi Rama.