Rama, lëvizje provokuese me Lleshin…

Ndonëse zyrtarisht Sandër Lleshi është vetëm zv.ministër, praktikisht cilësohet ministër. Këtë e tregon prezantimi por dhe faktin i vendosjes së emrit tij krah ministrave në faqen e Kryeministrisë.
Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Sandër Lleshaj është i vetmi nga Zv.ministrat i cili është rreshtuar përkrah anëtarëve të kabinetit. Renditja e dikastereve është bërë sipas rëndësisë dhe Sandër Lleshaj, zv.ministëri i ri i Punëve të Brendshme, është i katërti në listë.
Kryeministri i ka bërë thirrje një ditë më parë Presidentit se do i lihet kohë në dispozicion, për të krijuar bindjen e plotë që Sandër Lleshaj meriton të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërkohë që për momentin ai do ta ushtrojë këtë funksion si zv.ministër.
Po ashtu në faqen zyrtare të Kryeministrisë, është publikuar dhe CV e Lleshajt.
Zoti Sandër Lleshaj lindi në 25 Janar të vitit 1963. Është i martuar me zonjën Violeta Lleshaj, me profesion mësuese. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dorotea dhe Anton. Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit. Në vitin 1996 ka përfunduar arsimimin për drejtues njësie në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave.
Lleshaj ka kaluar edhe nëpërmjet një cikli të plotë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2011 ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey të SHBA.
Në vitin 2008 ka kryer një kualifikim të nivelit të lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Gjermani. Në vitin 1994 dhe në vitin 1995 është kualifikuar për gjuhën gjermane në Austri dhe në Gjermani
Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, në vitin 1985 Sandër Lleshaj ka shërbyer në Mbrojtjen Kundërajrore në Tiranë. Në vitin 1992 është emëruar komandant i një regjimenti kundërajror. Më tej, karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Mbrojtjes si Komandant i Kurseve.
Në vitin 2000, me gradën Kolonel, është emëruar Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar detyrën si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar si jo rezident, detyrën e Atasheut të Mbrojtjes të RSH në Republikën Çeke dhe në Republikën e Hungarisë.
Në vitin 2006 ai është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade dhe në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në maj të vitit 2013, është liruar nga Forcat e Armatosura dhe prej shtatorit 2013 zoti Lleshaj mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë. Lleshaj njeh tri gjuhë të huaja dhe është autor i disa botimeve.

/Boldnews/

Artikulli paraprakArrestimi i protestuesve, banorët në revoltë: “Do ketë përleshje fizike, ne nuk tërhiqemi”!
Artikulli tjetërAktori i madh nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë