Washington POST
Njëlloj si një novelë e John Le Carre, duket se me çdo muaj që kalon ka një kapitull të ri të dramës pa mbarim të intrigave politike në Republikën e Shqipërisë. Sido që ta shohësh, nga këndvështrimi i profesionistit të gjeopolitikës dhe qeverisjes apo si një vëzhgues i thjeshtë i jashtëm, emëruesi i përbashkët i të gjitha zhvillimeve duket se është kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama.
Interesi i Shteteve të Bashkuara për Shqipërinw buron direkt nga fakti se, Amerikës i nevojiten aleatë dhe interlokutorë, shtete të matura, me qeveri laike dhe mazhorancë myslimane. Kështu, fushatat presidenciale, përfshirë edhe ekspertët e politikës së jashtme po rendin të këshillojnë administratën e re dhe po përgatiten të kërkojnë marrëdhënie më të ngushta bilaterale.
Në këtë aspekt, Shqipëria ka një pengesë të madhe. Qeveria aktuale e vendit e shpërfill plotësisht rregullin e ligjit dhe ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, me kryeministrin Rama në krye.
Përpara ngjitjes së z.Rama në pushtet, Shqipëria arriti me sukses të anëtarësohej në NATO, shkeljet e fundit kushtetuese, bllokimi i Reformës në Drejtësi dhe korrupsioni rrezikojnë ta pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kapitulli i fundit është që për fat të keq ngatërroi edhe Italinë, miqtë anëtarë në NATO-s është ai i pretendimeve për përgjime të paligjshme të opozitës politike shqiptare, zyrtarëve qeveritarë dhe diplomatë të ambasadave kryesore partnere në Tiranë. Gjeneza e kësaj historie përfshin një fakt të verifikueshëm se policia kombëtare italiane i ka dhënë homologes së saj shqiptare një pajisje të sofistikuar përgjimi IMSI. Sipas zyrtarëve italianë, pajisja u është dhënë përkohësisht, por vetëm për qëllime stërvitore.
Sipas Wikipedia, pajisja IMSI është një pajisje që përdoret për të përgjuar trafikun e telefonatave si dhe për të identifikuar të gjitha lëvizjet e pajisjeve celulare dhe përdoruesve të tyre. Këto pajisje përdoren në disa vende nga forcat e policisë dhe agjensitë e inteligjencës, por përdorimi i tyre ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me privatësinë dhe cënimin e të drejtave të qytetarëve.
Në përgjigje të akuzave të fundit, kryeprokurori i Shqipërisë hapi një hetim të plotë dhe të gjerë. Bazuar në fakte të zbuluara gjatë hetimit, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Haki Çako, në kushte të dyshimeve për abuzim të pushtetit dhe përgjim të jashtëligjshëm. Gjykata e Shqipërisë e miratoi kërkesën dhe vuri dy zyrtarë të tjerë të lartë në arrest shtëpie derisa të mbyllen hetimet.
Me një reagim tepër të zemëruar, Rama dhe aleati i tij politik, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kritikuan ashpër Prokurorinë për akuzat që i drejtoi Çakos dhe e sulmuan hapur e publikisht gjykatësin për vendimin e marrë prej tij. Sulmi frontal kundër rregullit të ligjit mund të frenojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të paktën për aq kohë sa ndodhet nën këtë lidership.
Tahiri e ka dënuar publikisht gjyqtarin e kësaj çështjeje, Arjan Aliaj, duke e akuzuar ashpërsisht se ka liriuar vrasës dhe përdhunues për përfitime politike. Më tej, në një përpjekje për të ushqyer ndjenja populiste, Tahiri e akuzoi gjyqtarin Aliaj se ishte një prej atyre që po përpiqen të pengojnë Reformën në Drejtësi. Megjithatë, raportimet e shumta tregojnë se është z.Rama ai që po frenon Reformën në Drejtësi, duke krijuar armiqësi me opozitën dhe duke u përpjekur ta përjashtojë atë nga negociatat.
Nga ana tjetër e mjedisit politik në Shqipëri, anëtarët e opozitës pretendojnë se një sjellje e tillë luftarake dhe armiqësore është tepër e rrezikshme e ardhur nga një kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Më tej, opozita është e shqetësuar se që kur z.Rama ka ardhur në pushtet, ka përkeqësuar ndjeshëm kredibilitetin e qeverisë shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, me pasoja tepër të rënda.
Lideri aktual i opozitës, z.Lulzim Basha, lider i Partisë Demokratike, së bashku me paraardhësin e tij ish-kryeminuistër dhe ish-president i vendit Sali Berisha, nuk e kursejnë nxjerrjen e të vërtetave të pushtetit. Zoti Berisha ka qenë një figurë kyçe e Shqipërisëe post-komuniste dhe e drejtoi vendin në trazicionin prej komunizmit drejt komunitetit të vendeve demokratike e sovrane.
Shqipëria është një shembull morali për Shtetet e Bashkuara. Për të luftuar ekstremizmin, Uashingtoni duhet të krijojë lidhje të ngushta me shtete të matura, laike dhe me mazhorancë myslimane si Shqipëria. Në adminstratën aktuale dhe ajo e ardhshme, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit, Mbrojtjes dhe Drejtësisë, duhet ta ngrenë Shqipërinë në krye të listës së vendeve prioritare, por duke mbajtur nën vëzhgim të afërt praktikat e diskutueshme të kryeministrit Rama. Shqipëria mund të jetë një prioritet për interesat amerikane, por z.Rama mund të jetë një albatros i mundshëm.