Kryeministri shqiptar Rama përfshihet në një tjetër skandal të rëndë, i cili ka të bëjë me projektin e stadiumit “Loro Boriçi”, projekt i financuar edhe nga UEFA prej 12 milionë euro e që ndryshe nga sa parashikohej në letër ndryshe rezulton të jetë ndërtuar. Sipas njoftimit zyrtar “Loro Boriçi” do kishte një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, i cili pas përfundimit do jetë më i madhi, të paktën deri në ndërtim të stadiumit “Qemal Stafa”. Kostoja e stadiumit shkon deri 12 milionë euro dhe financimi do të jetë trepalësh: mes qeverisë shqiptare, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s. Projekti u hartua nga studio e mikut dhe ortakut të ngushtë të Ramës, Alban Eftimi. Por ndryshe nga sa parashikonte projekti në letër, e pavarësisht shumës së parave të financuara, detajet e stadiumit nuk janë ashtu si në projekt, ku më konkretisht vihet re një mungesë prej 1500 vendesh. Stadiumi “Loro Boriçi” pothuajse ka përfunduar dhe vetëm disa detaje mund të jenë ende pa u mbyllur. Por në impiantin më të ri të kombëtares shqiptare është shfaqur një anomali e madhe që nuk dihet ende nëse është bërë me dijeninë e drejtuesve të punimeve apo drejtuesve që kanë mbikëqyrur punimet. Nëse ky do të ndodhet në ndonjë vend tjetër do të quhej një skandal. Në stadiumin “Loro Boriçi” është ulur numri i vendeve te shkallët e stadiumit. Në fillim të projektit ishte parashikuar 20 mijë vende. Pas disa kalkulimeve u përfol për 17.500 mijë, por tani që çdo gjë ka përfundur numri final është tjetër. Impjanti i stadiumit “Loro Boriçi” si përfundim ka një kapacitet prej 15.919 vende. 1.500 vende ku shkuan? Për këtë pritet që të nis një hetim ndaj firmës në ditët në vijim. Projekti parashikonte rikonstruksionin e gjithçkaje, duke filluar që nga tribunat kryesore, ato anësore, dhomat e zhveshjes, dushet, tualetet, dhoma e antidopingut dhe arbitrave, salla e medias, tapeti i fushës, por edhe pjesët e jashtme. Ashtu sikundër “Elbasan Arena”, edhe stadiumi i Shkodrës do të ketë pistë olimpike për atletikën. Ndërsa, përreth impiantit do të hapen rrugë të reja, si dhe do të ndërtohet parking për rreth 600 automjete. Sipas njoftimit zyrtar “Loro Boriçi” do të kishte një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, i cili pas përfundimit do të jetë më i madhi, të paktën deri në ndërtim të stadiumit “Qemal Stafa”. Por faktet po tregojnë se numri i vendeve do të jetë jo pak, por me 1500 më pak. Ky skandal, vjen në vijim të megaaferës që Rama ka mbyllur me ndërtimin e stadiumin e ri “Qemal Stafa”, ku një kullë e lartë prej 25 katesh, kjo ndërtesë që do të shërbejë si një qendër biznesi, hotel si qendër multifunksionale i është dhënë nga Rama një miku pranë tij. Kostoja financiare për ndërtimin e stadiumit Kombëtar “Arena Kuqezi” mendohet të shkojë rreth 50 milionë euro sipas specialistëve dhe koha për përfundimin e tij, duke llogaritur nisjen e prishjes së “Qemal Stafës” në janar të vitit të ardhshëm, të jetë fundi i vitit 2018.
Kryesore
Continue to the categoryBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit:...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.
Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të...