Rama mbrohet me policë nga protestuesit e revoltuar në Vlorë (Foto)

Kryeministri Rama është pritur me protesta edhe në Vlorë, ndërsa qindra policë e kanë rrethuar për ta mbrojtur nga revolta. Përpara takimit të tij me strukturat e partisë së tij dhe punonjësit e administratës, simpatizantë të PD dhe qytetarë të ndryshëm kanë protestuar me pankarta në duar. Protestuesit janë rrethuar nga policia, por megjithatë ata nuk janë tërhequr nga protesta.
Mes protestuesve ka qenë dhe deputetja demokrate Nada Meçorapaj e cili u ka kërkuar policëve që të hapin rrugën pasi nuk kanë motiv për t’i ndaluar.
Megjithatë policia nuk ka lëvizur aspak.
‘Hape rrugën o zotëri do kaloj’, i drejtohet deputetja demokrate policëve duke shtuar se nuk është e drejtë bllokada ndaj qytetarëve të Vlorës në një kohë kur kryeministri ka mbushur sallën me sevilë.
Edi Rama ndodhet sot në Vlorë. Ai ka shkuar që mbrëmë në qytetin ku ka dalë edhe deputet.
Rama ka zhvilluar takime me strukturat si dhe ka mbajtur një fjalim të gjatë ku ka prezantuat ato që ai i quan si projektet e reja për këtë qytet.

35886997 468584893564728 1027753079425990656 n

auto 81df09bd 2a8f 4d0a 9269 807ef563341b 1024x7681529750553 1

auto 35972161 1817888028269024 4372641229792346112 n1529750540

Artikulli paraprakDy foto për të kuptuar ndryshimin, shqiponjat që bënë krenar kombin dhe njeriu me kartelë, turpi i këtij kombi
Artikulli tjetërMaradona sulmon Sampaolin