Rama mbyll emisionet kritike të Krastës dhe Rakipit në News24

Kryeministri me kartelë i Shqipërisë ka urdhëruar mbylljen e emisioneve kritike me qeverinë të dy gazetarave të njohur Adi Krasta dhe Ylli Rakipi në News 24. Qytetarët nuk do të kenë mundësi të ndjeklijn më këto emisione sepse nga dita e sotme gazetarët janë larguar me pahir nga ky television.

Gazetari i njohur dhe moderatori i A-Show, Adi Krasta është ndër zërat më kritikë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por kjo gjë duket se do t’i kushtojnë vendin e punës.

Burime për Syri.net tregojnë se, Krasta nuk do jetë më në Neës 24, kjo për shkak se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Tri herë gjatë dy mandateve qeverisëse të socialistëve është larguar Krasta me kërkesa ultimative nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Në fillim ndërhyrja e qeverisë çoi në mbylljen të Agon Channel.

Më pas Krasta nuk u lejua të vazhdonte sezonin e dytë të programit “E Diel”, në Top Channel.

Monologu mbi të rinjtë që rekrutoheshin nga qeverisja për tu përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe, bëri që me urdhër të Vjollca Hoxhës i gjithë programi i fundit “E Diel” të hiqej nga YouTube.

Këtë herë, kërkesa e Ramës dhe Veliajt për “kokën” e Krastës i është bërë vazhdimisht një pronari të shantazhueshëm të cilin si dhe pronarë të tjerë mediash pushteti socialist i ka ballafaquar me tatime e kontrolle të posaçme ndëshkuese ose me favore shumë-milionëshe.

Marrëdhënia konfliktuale e kryeministrit Rama me mediat dhe drejtuesit e programeve del shumë në pah në një vit me probleme të thella, të pazgjidhshme, të politikës aktive në Shqipëri si dhe tharjen e plotë të fondeve për të cilat ka nevojë industria televizive e cila është tanimë në një krizë të thellë.

Artikulli paraprakJa si udhëton Kryeministri suedez, reagon Ambasada: S’guxon kush të paguajë as taksinë me paratë e shtetit
Artikulli tjetërI Çmenduri nuk ndalet! Tjetër taksë Rrugës së Kombit, hyn në fuqi më 1 Shtator