Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjet disa foto nga takimi i fundit i kryeministrit Edi Rama në Kukës, ku pati një angazhim shumë të madh të forcave të policisë, madje edhe të reparteve special RENEA.
“Shikoni o socialistë, në rast se ka mbetur farë e juaj në Shqiperi, se ku jeni katandisur”, shkruan Berisha në rrjet, duke postuar foto nga takimet e Ramës në Kukës.
Në një prej fotove, duket se kryeministri poshtë mban një jelek anti-plumb, ndërsa në një tjetër shfaqen efektivët e RENEA-s që janë angazhuar në mbrojtjen dhe sigurinë e Ramës.