Rama me axhende dhune, Basha: Me pistoleta në brez shoqëronin kryeministrin në ikje

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ju përgjigj provokimit të Ramës për dhunë në Elbasan.

“Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj, – tha Basha duke kaluar qetësisht mes qytetarëve. – Të mos ndjekim axhendën e dhunës, axhenda e dhunës është axhenda e së keqes.

LEXO EDHE:
Basha me kandidatet e PD në Elbasan, diskutimet e çiltra të Enerjetës, Lumturisë, Sonilës, Aishes, Megit, Anilës
E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Me qetësi. Gëzuar!

Nuk mund të ndalem se Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur mjaftueshëm këto tetë vite. Nuk mund dhe nuk do të na ndalë më dhuna, është ditë feste, shprese, dita kur dielli do të fillojë të shndrisë edhe më fort më 25 prill.

Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat dhe banditët e Elbasanit që njihen me emër e mbiemër dhe sot shoqëronin Kryeministrin në ikje.

Me pistoleta në brez shoqëronin kryeministrin në ikje, ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Unë kam qenë deputet i Elbasanit dhe e di se qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën,” nënvizoi Basha.

Artikulli paraprakBasha me të rinjtë në Elbasan: Koha të bëhemi të gjithë bashkë për ti kthyer vendit shpresën
Artikulli tjetërKush janë 6 banditët e Ramës që dhunuan qytetarët në Elbasan, denoncimi i Bardhit