Rama me Briseidën me çarter në Hamburg

Rama është nisur dje për një vizitë njëditore në Hamburg, ku ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani. Në faqen e Kryeministrisë nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vizitë të Ramës në Hamburg dhe nuk ka asnjë transparencë se kush e ka shoqëruar kreun e qeverisë në udhëtimin e tij.
Nga fotot e publikuara kuptohet se Rama është takuar me Kryetarin e Bashkisë të Hamburgut, ndërsa nga pas tij shihet se e shoqëron Kryebashkiaku i Durrësit, Dako. Burime zyrtare kanë pohuar mbrëmë se, Rama ka udhëtuar në drejtim të Hamburgut në Gjermani i shoqëruar nga zv/ministrja e Ekonomisë dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve, Briseida Shehaj.
Lidhja mes Ramës dhe Briseidës është e ngushtë dhe tejkalon marrëdhëniet zyrtare. Në një postim në video-wallin e Kryeministrisë në 30 dhjetorin e 2013-ës, ish-drejtoreshë e Tatimeve kishte një dedikim të veçantë për kreun e qeverisë.
“Rilindja i dhuroi shqiptarëve një Kryeministër seksi dhe të mrekullueshëm si ju. XOXO, që nënkupton (hugs and kisses) përqafime dhe puthje, Briseida Shehaj”, ishte mesazhi që shkruhej në murin e Kryeministrisë nga drejtoresha e Tatimeve. Dashuria e shprehur me puthje dhe përqafime si dhe etiketimet sexy publike flasin për një tjetër marrëdhënie të Ramës me Briseidën. Dhe në një marrëdhënie të tillë, ku përfshihen puthjet, përqafimet, seksi dhe puna natyrisht që karriera e Briseidës nuk mund të vinte vetëm në ngjitje. Ish-drejtoresha e Tatimeve sot është një zv/ministre e Ekonomisë. Një ëndërr edhe për vetë ish-arkëtaren e një banke të nivelit të dytë dhe me një diplomë me mesatare 6.2 që falë puthjeve, përqafimeve sot po shijon një rilindje të vërtetë.
Udhëtimet e Ramës në vende të ndryshme i ngjajnë atyre të haremit kryeministror. Kështu ka ndodhur edhe në udhëtimin e fundit në Hamburg. Rama është shoqëruar nga zv/ministrja seksi e Ekonomisë, por në të njëjtën kohë ka prenotuar edhe një avion çarter për të udhëtuar në drejtim të Hamburgut.
Udhëtimi i Ramës me çarter ka një faturë të kripur, por për financat e një oligarku në pushtet ai është vetëm një qime në leshterikun e pafund të korrupsionit në këtë vend. Një avion çarter me dy udhëtime vajtje dhe ardhje mund të kushtojë së paku 110 mijë euro. Një shifër kjo e barabartë me 100 rrënjë kanabis në Shqipërinë e kthyer në një plantacion droge.
Mirëpo edhe këto para nuk merren as nga droga dhe as nga oligarkët që shoqërojnë Ramën në udhëtime të tilla. Paratë paguhen nga buxheti i shtetit dhe paratë janë të taksapaguesve. Për çdo udhëtim jashtë Shqipërisë gjatë këtyre muajve të fundit Rama ka porositur avionë çarter.
Asnjë prenotim nuk ka pasur dje në linjat kryesore ajrore që operojnë nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë nga kreu i qeverisë. Avioni çarter është ulur në mesditë kur ka marrë Ramën, zv/ministren e Ekonomisë dhe disa shoqërues të tjerë për të vijuar vizitën në Hamburg.
Ramës po i shijojnë udhëtimet me avionë çarter. Në shtator, Rama udhëtoi në drejtim të Brukselit po me një avion çarter, duke refuzuar udhëtimin me biznes klas në të cilin kishte parapaguar edhe biletat. Ndërsa një vit më parë, ai udhëtoi edhe në drejtim të Kinës me një tjetër avion çarter në të cilin shoqërohej nga Kryebashkiaku i Durrësit, Dako dhe kryebashkiaku i Kavajës, Roshi.

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakRAI dhe AFP zbulojnë Kolumbinë e drogës
Artikulli tjetërDroga në Mat transportohet me makinat e OSHEE, në Zall Bastar mbrohet nga policia