Rama me ministren e tij marrin me dhunë kontrollin e Universitetit të Tiranës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, pedagogu Luçiano Boçi ka “shpërthyer” në akuza të forta ndaj kryeministri Rama dhe ministres së Arsimit Besa Shahini se kanë marrë kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Boçi shkruan në rrjetet sociale se Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Sipas Luçiano Boçit minstrja Besa Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.

Postimi i plotë

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!
Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Në një akt të paprecedente antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.
Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.
Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.
Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.

Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.
E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.
Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!

 

Artikulli paraprak146 milionë euro paguan shqiptarët për rrugët në 2018, tani do paguajnë taksë shtesë për koncesionarët
Artikulli tjetërBardhi padit policinë: Lleshaj, një mbetje e diktaturës që do të përgjigjet, fundi i qeverisë, i afërt