Rama me nipin dhe vëllain e “Eskobarit” Klement Balili

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook. Në foto shihet kryeministri Rama bashkë me kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balilin, nipin e Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Berisha shkruan se Rama është me nipin e Balilit, i cili në 2015-ën garoi për koalicionin ASHE për kryetar bashkie dhe në sfond, vëllai i Klementit, Bako.
“Ediskobari me familjarët e Eskobarit, me vëllanë Bashkimin dhe nipin Rigelsin!”, shkruan Berisha.

Ministrja e Arsimit i dhuron Balilajve tokën e shkollës
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i ka dhuruar tokën e shkollës së mesme Bujqësore të Delvinës nipit të Klement Balilit. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Delvina, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në Facebook, ish-Kryeministri Berisha shkruan se, Ndrikull Nikolla iu dhuron tokat e shkollave Balilajve!
“Qytetari dixhital denoncon:
Ndrikull Nikollën, e cila me një firmë i dhuron 12 ha tokë të shkollës bujqësore Delvinë, Rigels Balilit, gjoja për Bashkinë Delvinë por që, Rigelsi tokën e merr me kontratë 99 vjet për vete dhe vendos 2-3 emra të tjerë për të maskuar aferën. Më poshtë keni mesazhin e tij!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor. Do t’iu informoj për diçka. Unë jam qytetar nga Delvina. Ju e dini që dikur në këtë qytet ka patur një shkollë të mesme bujqësore, pronë e Ministrisë së Arsimit. Kjo shkollë ka patur dhe tokat e saj ose siç quhen parcela eksperimentale. Nga këto parcela, 12 ha ndodhen midis fshatit Stjar dhe Mavropull. Këtë tokë, zonja ministre ia kalon në pronësi Bashkisë ku kryetar është Rigels Balili. Më pas, kryetari e merr vetë këtë tokë dhe ka vënë dhe 2-3 emra të tjerë të besuar të tyre dhe bëjnë kontratë për 99 vjet me qera dhe në bazë të informacioneve të mia do ta mbjellin me shegë. Po nuk ka qytetarë të tjerë të përfitojnë nga ky privatizim? Apo topi është i imi penalltinë do e gjuaj vetë!”, shkruan qytetari nga Delvina.

Artikulli paraprakLajçak: BE jo serioze me qëndrimin ndaj Ballkanit, Shqipëria në krizë
Artikulli tjetërFaqja e pare