“Rama më rrufjan se Berisha”, Bejko për hetimet e SPAK dhe dhunën në Kuvend: Ishte një nder që iu bë ish-kryeministrit nga…

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në studion e “News24”, ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, ishte një nder që Edi Rama i bëri Sali Berishës.

Kjo pasi sipas tij Rama donte të tregonte dhunën e Berishës, duke iu referuar sherrit që ndodhi në Kuvend një ditë më parë.

“Seanca e djeshme, nder që Rama i ka bërë Berishës, duke lejuar deputetët që të futeshin, edhe pse ishin përjashtuar dhe nuk u takonte. Rama ua bëri këtë nder që ata të vazhdonin spektaklin që patë dje. Rama është i interesuar t’i tregojë publikut se ‘shikoni çfarë opozite ka’”, tha ai.

Më tej Bejko tha se Berisha me sulmet që po i bën Ramës, pas hetimit të SPAK, është duke i kërkuar ndihmë duke e kërcënuar, pasi nuk sulmon dot ndërkombëtarët.

Artikulli paraprakAksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë
Artikulli tjetërShpenzimet e kryefamiljarëve me arsim të lartë dhe të mesëm u ulën më 2022