Rama-Naçit: Na ndihmoni ju, se qytetarët nuk na besojnë ne, kujtojnë se i vjedhim

Rama e pranon vetë se shtetasit e prekur nga tërmeti kanë pak besim tek transparenca e qeverisë. Për dy herë me radhë kryeministri duke folur në mbledhjen e komitetit të rindërtimit e ka shprehur në mënyrë të pa ndërgjegjshme këtë.

Fillimisht Rama foli se ka qyetetarë mashtrues që duan të përfitojnë nga kjo situatë. Por kur Imami kontributmbledhës Elvis Naçi e ritheksoi këtë, kryeministri i ktheu: “Mirë që e thua ti se për qeverinë mendojnë se do ti shmanget përgjegjësive.

Së dyti ai foli për domosdoshmërinë e atyre që kanë troje individuale me shtëpi të prishura për ti liruar ato në emër të planeve të mëdha të rindërtimit. Eshtë mirë që edhe ju të na angazhoheni këtu për të bindur banorët sepse ju jeni të besueshëm” i tha ai.

Në fakt mungesa e besimit tek qeveria po duket edhe në mbledhjen e fondeve. Ndërsa fondacioni i Elvis Naçit deklaroi sot se ka mbledhur afro 7 milionë euro Ministria e Financave që nga data 3 dhjetor ka ndërprerë publikimin e përditshëm të shifrave të donancioneve.

Artikulli paraprakPompeo dhe VOA i kujtojnë Ramës dosjen e zezë të korrupsionit të Dakos, ai e merr me vete në Turqi
Artikulli tjetër“Gropa e kuçedrës” dhe babëzia Rama-Dako sollën tmerrin? Paralajmërimi në 2018 i Berishës e Bozos