Edi Rama ndërron rrugë prapë. Nga frika e qytetarëve, që i bllokuan rrugën, u detyrua të hyjë si klandestin maleve për në Korçë.
Rama u prit me protesta edhe në bashkinë e Devollit. Simpatizantë të opozitës dhe qytetarë të shumtë, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati, kanë bllokuar aksin Bilisht-Korçë.
Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale.
Përfundon me 200 vetë i fshehur në fidanishte në Devoll
Kryeministri Rama është parë në humor jo fort të mirë këtë pasdite në Devoll, ku ka lënë mënjanë batutat dhe ka vazhduar sulmin ndaj qytetarëve që edhe këtu e kanë pritur me thirrje Rama ik dhe bidona me ujë.
Portreti i lodhur i Ramës ka reflektuar edhe shpejtësinë me 120 km në orë me të cilën i është dashur tia mbathë me eskortën e tij nga protestuesit që kishin dalë ta prisnin në hyrje të rrugës Bilisht-Korçë.
Organizatorët ishin kujdesur që mitingun ta organizonin në një fidanishte në mënyrë që Rama të ndihej i sigurtë.
Ndryshe nga herët e tjera fjala e Ramës në Devoll ka zgjatur shumë pak, ndërkohë humori i prishur e ka shoqëruar deri në fund.