Berisha ironizoi dje në Parlament Ramën i cili rezulton i regjistruar në dokumentet e gjendjes civile të Bilal Shehut si bashkëshortja e tij. Rama pagoi 80 mijë euro për të bërë një foto me Barak Obamën e për ta përdorur atë gjatë kohës së fushatës. Rama e bëri këtë foto gjatë një aktiviteti për Gay ku Rama u shfaq si bashkëhsortja e Bilal Shehut. Berisha tha se Rama mund t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare, por absolutisht s’do i shpëtojë drejtësisë amerikane. “Paguan 80 mijë euro për një foto. Se meqë më pyesni mua ç’janë këto krimet e pasionit shkoni pyesni Bilalin se ç’janë krimet e pasionit. Që shkon regjistrohet si gruaja e tij. Le të dali ta mohojë po të dojë. Se do shkonte dhe paraqitej atje si çift gay. A ka njëri që ka bërë një gjë të tillë? Tani e ka drejtësia amerikane dhe drejtësia shqiptare. Tani nuk shpëton më ai. Viktor Pontën e kryqëzuan për një shumë, shumë më të vogël. Kjo është arsyeja dhe shkaku kryesor se pse ju pengoni Reformën në Drejtësi. Ky është shkaku kryesor se pse ju doni me çdo kusht të përjashtoni opozitën, se pse ju doni me çdo kusht ta keni drejtësinë në duart tuaja. Kurrë s’keni për ta patur” tha ish kryeministri. Berisha theksoi se kjo është aryseja përse Rama kërkon të marrë nën kontroll drejtësinë. “Edi Rama mund t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare, por absolutisht s’do i shpëtojë drejtësisë amerikane. Mos mendojë se do lajë duart, duke mohuar Bilalin, se Bilali ka dhe dokumentat e gjendjes civile. I penduari i nxjerr të gjitha dhe do ja nxjerrë. – Rama të ketë kurajon dhe të mos pengojë Reformën në Drejtësi. Aferat i ka mbi kokë dhe mbi supe, nuk i shpëton dot, drejtësia vonon po nuk harron! Ndaj dhe ju ftoj, siç po vijnë thirrjet nga të gjitha anët, të proçedojmë këtë reformë drejtësie, jo me idenë për ta përjashtuar opozitën, por me idenë për të bashkëpunuar me opozitën, për të arritur në një konsensus. Ja u them dhe një herë, opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me qëndrimet e saj, është bërë gardiane e rekomandimeve të Komisionit të Venezias dhe parimeve të drejtësisë së pavarur. Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon as edhe një lëshim në interes të saj, por gjithçka në interes të drejtësisë së pavarur” u shpreh Berisha. Ish kryeministri ftoi edhe njëherë të gjithë deputetët që pranojnë propozimin e PD në lidhje me Reformën në Drejtësi. “Ju ftoj edhe një herë të arsyetoni propozimin e fundit të PD-së. Një propozim që absolutisht garanton në shkallën më të lartë atë trupë që do të bëjë “vetting”-un e punonjësve të sistemit të drejtësisë e natyrisht, jua them unë, nuk do të mund të kandidojë asnjë prej tyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe. Nuk do të mund të kandidojë Dvorani që shkeli ligj dhe Kushtetutë, mori dy vite me radhë rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbështetur nga Edi Rama. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent hetimet ndaj tij dhe të zhdëmtojë qindarkë më qindarkë, dëmin që u shkaktoi shqiptarëve ky uzurpator i vendit. Nuk mund të kandiojë aty kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Fatmir Xhafës. Nuk do të mund të jetë në asnjë nga këto forume as dhe Ibrahimi, kunati i ministres, as Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëvë në gjykata. Këta përjashtohen për një periudhë së paktën 8-vjeçare, në çdo emërin, nga instancat e larta të drejtësisë. Ju ftoj edhe njëherë, të ulemi këto ditë bashkë me opozitën. Të ketë kurajon dhe integritetin Edi Rama. Aferat i ka mbi kokë dhe mbi supe, nuk i shpëton dot, drejtësia vonon po nuk harron. Bën mirë të përgatitet me avoketër e ç’të dojë, po reformën të mos e pengojë” tha Berisha.
Arben Shahini