Rama në panik nga revolta e 27 janarit

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria është në panik nga protesta e 27 janarit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD renditi disa faktorë sipas të cilit shqiptarët duhet të protestojnë kundër qeverisë. Alibeaj u shpreh se me Ramën kryeministër, shqiptarët po vdesin në dyert e spitaleve, ndërsa 300 mijë shqiptarë nuk kanë bukë të hanë. “Qeveria është në panik nga protesta. Këta i kërkojnë shqiptarëve për të mos protestuar. Me Ramën shqiptarët po vdesin në dyert e spitaleve. Mësuesit trajtohen si leckamanë të dijes dhe pa dinjitet. Policia sot është në kërkim si një bandë kriminelësh. Të përndjekurit sot harrohen me përbuzje. Pronarëve sot u vidhen pronat. Drejtësia e re kalon nga telefoni i Ramës. 300 mijë shqiptarë nuk kanë bukë të hanë sot. Këto janë disa arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë më 27 janar”, tha Enkelejd Alibeaj.

Artikulli paraprakAktivistja e shoqërisë civile, Arbana: Vdekshi, në kuptimin figurativ, real dhe njerëzor!
Artikulli tjetërPollo: Të gjithë në rrugë deri në rrëzimin e Ramës