Rama në Parlament: Veriu do të paguajë taksën 10 euro për të mbërritur në Tiranë dhe jug

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kreu i qeverisë ka deklaruar në Parlament e Veriu nuk do të shpëtojë nga taksa e Rrugës së Kokbit dhe se për të mbërritur në Tiranë apo Jug do të duhet të paguajë taksë.
Fjalën në Kuvend kryeministri Edi Rama ia kushtoi asaj që e quajti ‘tarifë” dhe jo “taksë” e Rrugës së Kombit. Rama tha se banorët e Kukësit nuk do të përjashtohen nga tarifa por brenda 6 muajsh do të hyhet në negociata me koncesionarin për të përcaktuar se atë që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë.
Rama tha se nuk ka asgjë të pazakonte, se nuk ka formulë tjetër apo që i bie dikujt në qafë.
Fillimisht e nisi duke sulmur opozitën.
Edi Rama: “Debati mbi këtë temë nuk ia vlen është një debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që si gjithmonë nuk mban përgjegjësi për atë që thotë.
Ndërkohë që ia vlen shpjegimi patjetër pasi kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë që është u vetmi vend në Evropë dhe në rajon që deri më sot që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë, i vetmi. Dhe për këtë arsye ia vlen shpjegimi.

Exit mobile version