Rama në SHBA për ekspozitën 300 mijë dollarëshe

Edi Rama ndodhet në linjën e Lufthansas drejt New York-ut për të asistuar në hapjen e ekspozitës së tij personale. Burime për “Syri.net” bëjnë me dije se Rama ka ndaluar trazit në Mynih dhe tashmë ndodhet mbi oqean, ndërsa në orën e vona të mbrëmjes me orën lokale do të zbarkojë në New York. Ky udhëtim i Edi Ramës mund të quhet një skandal i dyfishtë, që ai për shumë arsye duhet t’ia kishte kursyer vetes dhe shqiptarëve.
E para dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me gjendjen katastrofike që ka përfshirë vendin prej përmbytjeve, ndërsa dje është regjistruar edhe viktima e 3 në vetëm 3 ditë. Dhe si të mos mjaftonte situata sa vjen e rëndohet sidomos në Vlorë e Shkodër.
Ndërkohë skandali tjetër ka të bëjë me faktin se sipas burimeve kostoja e hapjes së një ekspozite në galerinë “Mary Goodman Gallery” është duke filluar nga 300 mijë dollarë.
Një guxim i madh ky për një njeri që shkon në SHBA e ku mediat vendase me siguri do ta marrim që të gënjejë edhe atje akuzat që lëshoi kundër Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, e që me siguri do të justifikohet ashtu si bëri dje në Kuvend “isha i mërzitur me Trumpin për shkak të Kosovës dhe myslimanëve”.

Artikulli paraprakRama e ka kokën në tepsi, e di që do të ikë
Artikulli tjetërRama, projekt për destabilizimin e Kosovës