Rama në spitalin e Ndroqit: Po të kisha gjyshin gjallë… Ta shikojmë pak tualetin se…

Rama ishte i pranishëm sot në mjediset e reja në një qendër shëndetësore në Ndroq, i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Rama vizioi të gjitha ambientet e qendrës shëndetësore, përfshi këtu edhe tualetet.

“Ta shikojmë pak tualetin se kjo është shumë e rëndësishme. Pastër shumë pastër, e shikon sa mirë”, dëgjohet të thotë Rama, ndërsa përdore mban një fëmijë jo më shumë se 6-7 vjeç.

Gjatë vizitës së tij, Rama u përball me një pacient, i cili njihte gjyshin e tij, që sipas tij i kishte dhënë patentën. “Po të ishte gjyshi im gjallë, do të ishte në Formula 1”, tha Rama, duke përdorur batutën ndaj të moshuarit.

Batutat

Pacienti: Kam dy llafe për të thënë por mbasi të mbarosh punë, llafe të vjetra. Gjyshi yt nga baba më ka dhënë patentën, Vlash Rama.

Edi Rama: Ishte shofer.

Pacienti: Nuk e di kush ka qenë por…

Edi Rama: Do ishte në Formula1 po të ishte sot gjallë.

Një tjetër bisedë e Ramës ishte me një mjeke të re, e cila ishte mjaft e emocionuar që po takonte Kryeministrin, të cilin e falënderoi për mundësinë që iu dha për t’u punësuar në Tiranë përmes një konkursi në portalin qeveritar. Ndërsa Rama i përmendi një thënie të Biblës.

Mjekja: “Aplikimi për punë ishte shumë komod. Mjafton një kompjuter dhe mund të aplikosh edhe nga shtëpia online. Nuk e besoj akoma që kam fituar punë në Tiranë, nëse nuk do ishte portali dyshoj se do kisha fituar me këto praktikat jo shumë të drejta. Nuk besoj se do kisha fituar”.

Edi Rama: “Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait: Ti pret edhe beson, por lum kush beson i paprekur”.

Exit mobile version