Rama ka shkuar sot në Tepelenë, në turin e tij projektet e rilindjes. Në një takim të zhvilluar në palestrën ku është vizatuar kryeministri basketbollist, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka shprehur gëzmi për vizitën e kryemibnistrit dhe nuk ka shpërthyer me fjalë ngazëlluese për Ramën.
“Tërmet Publiçitari”, tha se të gjitha punët janë bërë nga Edi Rama, dhe të gjithë duhet ta falënderojnë. Por Tërmeti nuk është ndalur me kaq.
‘Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha’, tha në fjalën e tij Tërmeti i Tepelenës.
Sigurisht që edhe vazhdimi i fjalimit të tij, ishte po aq brilant sa nisja.
‘Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij.
Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama’, ka thënë gjatë fjalës së tij, Tërmeti i Tepelenës.
Një ditë më parë Ramaishte në Gjirokastër ku është përballur me një lumë kritikash nga qytetarët. Rama teksa ka folur para qytetarëve në Gjirokastër në kuadër të ‘llogaridhënies publike’ ka bërë edhe ironi kur një nga personat në sallë tentoi të marrë fjalën.
Ai tha se burrat do ta marin fjalën vetëm pasi të mbarojnë gratë, ndërsa njërit prej burrave që tentoi të marrë fjalën iu drejtua me fjalët: “Ulu more, uaa…pse të ulesh? Se nuk je grua, e shikon, si të duket vetja, më e mirë se kjo?”, tha Rama.