10 minuta pas Metës, ndërhyn Rama: Po ia dërgoj Lleshin me një relacion
Pak minuta pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta replikoi në distancë me kryeministrin, duke i kujtuar se arsyet e mosdekretimit prej tij të Sandër Lleshit janë të mbështetura në Kushtetutë, ka reaguar në Tëitter kreu i qeverisë, Edi Rama.
Rama ka shkruar: “Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”.
Rama duket se është i vendosur për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për këtë shkak ai i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për ta dekretuar.
Rama thotë se bashkëngjitur me kërkesën për dekretim presidentit do t’i dërgohet edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Reagimi i Ramës:
Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Jo më larg se një orë më parë presidenti Meta u shpreh se për të gjithë amatorët që nuk njohin Kushtetutën dekretimi i një ministri nuk është një akt ceremonial.
“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend?!, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë që referuar pyetjes së gazetares së Fax Neës, Ambrozia Meta nëse do i japë Kuvendit sqarime për mosdekretimin e Lleshit presidenti u shpreh se ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Kuvendin, që i kanë dhënë dhe votat për në krye të shtetit.
‘’Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”, u shpreh më tej Meta, duke e mbyllur me buzëqeshje, duke thënë se forumi kishte qenë i mrekullueshëm.
Meta injoron Ramën: I ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën…
Presidenti Ilir Meta i ka quajtur amatorë të gjithë ata që mendojnë se në Kushtetutë është e shkruar se dekretimi i një ministri është një akt ceremonial.
Meta u shpreh se në mënyrë eksplicite nuk është e shkruar në asnjë rresht të Kushtetutës se dekreti i presidentit mund të rrëzohet nga Parlamenti.
Presidenti Meta, i pyetur nga mediat pasi doli nga forumi “Tirana Connectivity” nëse ka një arsye ligjore për mosdekretimin e Sandër Lleshit”, u përgjigj:
“Përsa i përket anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantë apo të njëanshëm, do t’i ftoja edhe njëherë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit; akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti. Dhe, të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk ëshë një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se Presidenti mund të kthejë prapë mbrapa një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë një dekret të Presidentit për një ministër?! Sepse edhe kjo është nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës. Kështu që më lini t bëj detyrën time, me përgjegjëshmëri të plotë dhe si gjithmonë.”
Pyetje: A do t’i drejtoheni parlamentit për të shpjeguar arsyen e plotë të mosdekretimit të ministrit?
Meta: Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.