Rama nuk e lëshon Ardi Veliun, ja çfarë vendi i ka gjetur në qeverinë e tij

Rama duket se nuk ka për ta lëshuar kurrë ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për shërbimet që ky i fundit i ka bërë atij dhe qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar gjatë këtyre 30 viteve.

Ai e ka emëruar Ardi Veliun zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.

Veliu vetëm pak kohë më parë u “dorëhoq” nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, një letër që ngjasonte se ishte përpiluar nga këshilltarët e Ramës, pavarësisht gabimeve të tmerrshme në drejtëshkrim.

Gjithasesi, tashmë Veliu ka marrë këtë detyrë të rëndësishme duke u bërë pjesë e kabinetit qeveritar “Rama”.

Artikulli paraprakBanorët e Laknasit fitojnë betejën e parë, Gjykata pezullon ndërtimin e thertores
Artikulli tjetërKostoja e Unazës së Re çmenduri financiare, 36 miliardë lekë ose 1,3 miliardë lekë kilometri!