Rama duket se nuk ka për ta lëshuar kurrë ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për shërbimet që ky i fundit i ka bërë atij dhe qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar gjatë këtyre 30 viteve.
Ai e ka emëruar Ardi Veliun zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.
Veliu vetëm pak kohë më parë u “dorëhoq” nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, një letër që ngjasonte se ishte përpiluar nga këshilltarët e Ramës, pavarësisht gabimeve të tmerrshme në drejtëshkrim.
Gjithasesi, tashmë Veliu ka marrë këtë detyrë të rëndësishme duke u bërë pjesë e kabinetit qeveritar “Rama”.