Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me Agim Kajmakun, kryebashkiakun monopartiak të Rilindjes për Vorën, i kapur nga dekriminalizimi.
Berisha në rrjetet sociale paralajmëron se nëse Edi Rama nuk e lëshon Kajmakun atëherë do të digjet Vora.
“O Kajmakun ose zhduket Vora!
Miq, pas vërtetimit se Jorgo Tora i arrestuar për fallsifikim parash në Greqi është fiks Kajmaku i partisë, kreu i Meduzës thuhet se po mendon për të zhdukur Bashkinë e Vorës, sipas kësaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vorë dhe qytetarë, duke treguar se banditizmi i kryekreut të meduzës ka kufinj vetëm qiellin!
Kesaj i thonë O Kajmak o Kajmakli unë e zhduk Vorën për ty!”, shprehet ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.