Rama nuk firmosi në Egjipt asnjë marrëveshje në interes të fermerëve

Deputeti i Qarkut Korçë, Bledion Nallbati tha se, Rama nuk firmosi në Egjipt asnjë marrëveshje në interes të fermerëve.

Në seancën e fundit plenare i kërkova kryeministrit ✍️firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin🇪🇬 si vende që kanë interes të lartë për produktet tona. Memorandumi ekziston dhe sorollatet prej kaq vitesh nëpër zyrat e qeverisë.

Kryeministri i këtij vendi ndodhet prej dy ditësh në Egjipt ku memorandumet që ka firmosur nuk kanë lidhje me interesat e fermerëve dhe bujqve, prodhimet e të cilëve kalben e hidhen kanaleve, siç mund ta shihni dhe në këto pamje të prodhimeve 🍎🍏të këtij viti.

Kryeministri zgjodhi të firmosë tre memorandume që për nga rëndësia sigurisht që mund të presin, ndërsa prodhimet e shqiptarëve jo. Mos harroni z.kryeministër, rreth 50 milionë euro kap shifrën vetëm prodhimi i mollës në një sezon në qarkun e Korçës, nga të cilat as 50% e tyre nuk përkthehen në të ardhura në familjet e fermerëve shqiptarë.
🔴 Bëhuni seriozë dhe lëreni propagandën mënjanë. Ato marrëveshje me demek kulture që keni firmosur ju nuk i hyjnë në punë as dreqit!

Artikulli paraprakVideo/ Basha: Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit
Artikulli tjetër“Gjendja e rendit e pasigurtë”, Salianji: Krimi nuk ka frikë nga qeveria pasi janë ortakë në zgjedhje