Rama nuk ndalet me fyerjet dhe talljet ndaj banorëve: “Katunarët e lënë pas dorë trupin e tyre”…

Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në spitalin i Vorës, ku si përherë, Rama ka vijuar të fyerjë dhe tallë banorët me batutat e tij bajate.

Sipas kryeministrit Rama, nga 1 janari 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të jënë online në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë gjatë vizitës kryeministri nuk ka nguruar që të bëjë dhe batuta me pacientët dhe stafin e personelit mjekësor.

Gjatë një bashkëbisedimi ai i ka cilësuar shqiptarët si ‘katunarë’ që lënë trupin në planë të dytë.

‘Në rast se ky nuk shkon dhe i del ndonjë punë më e rëndësishme, se ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë. Atëherë e lëmë me skedulim shërbimin’, tha Rama.

Artikulli paraprakTradhëtari i Kombit shpërndan harta në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!
Artikulli tjetërBashkia e Librazhdit dhe Prrenjasit me Kompaninë e Ballës po shfarosin pyjet