Kryeministri Rama i ka vendosur emrin e tij një rruge në Surrel. Skandali është bërë i njohur nga një qytetar, i cili i ka dërguar ish-Kryeministrit Berisha edhe fotot e marra nga google.
Berisha, jo pa ironi, shkruan se, “shikoni foton si përdhoset me emrin e tij një rrugë në Surrel”!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Falsin vet!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton si perdhoset me emrin e tij nje rruge ne Surrel!
“Përshëndetje Doktor!
I sëmuri psiqik ka filluar të vendos dhe emra rrugësh me emrin e tij. Konkretisht te “vilajetet” në Surrel. E mësova lajmin në fb dhe hyra në Google map për ta verifikuar, se mos vallë ishte montazh. Dhe rezulton më se i vërtetë. Besoj se ju duhet të jeni i informuar për këtë gjë. Unë gjithsesi po ju dërgoj edhe screeshot-in.
Ju uroj gjithë të mirat!
Respekte!”