Edi Rama nuk i ka ndaluar sulmet ndaj Albin Kurtit edhe pse ishte në praninë e kancelares Angela Merkel. Ai u shprëeh me tone të larta se, Kurti po bën konspiracion me projektin ‘Open Balkan’.
“Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin.
Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit.
Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”, tha Rama.