Mijëra protestues kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit të Shkodrës për të mos lejuar kalimin e Ramës.
Protestuesit kanë bllokuar urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë. “Mos hajde në Shkodër!”, thotë një protestues.
Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.
Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.
Polici: “Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e kundraligjshme”.
Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!
Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.
Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.
Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama
Opozita nuk do të reshtë së protestuari.
Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin. Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka.
Spahia: RAMA IK!
“E le Shkodrën pa investime, e së fundmi ia transferon drejtoritë kryesore në Lezhë e Rrëshen dhe pastaj con polici pa fund, për t’u mbrojtur nga revolta që vetë shkakton me aktet e veta.
Shkodra nuk harron sesi po trajtohet pavarësisht se shteti po vihet në shërbim të pushtetit! Ka shumë e shumë më tepër, edhe të heshtur, që nuk e njohin më Edi Ramën për kryeministër! Ka mbetur vetëm fasada, e cila do bjerë shumë shpejt!
#”Pritje”ShkodrePerPiktorinDeshtak”, shkruan ish-deputeti Bardh Spahia në një postim në Facebook.