Rama nuk tërhiqet: Biznesi i vogël do të përfshihet në TVSH, nuk sjell asgjë negative!

Kryeministri Rama dhe ministri i Ekonomisë kanë zhvilluar një takim me biznesmenë sot për t’u argumentuar se përfshija e biznesit të vogël në TVSH nuk sjell asnjë efekt negativ për ta.
Rama theksoi se do ta vazhdojë dialogun me biznesin për t’i mbushur mendjen se nuk do të ketë pasoja. “Në vijim të dialogut të nisur me biznesin e vogël, që do të vazhdojë, për të shpjeguar deri në fund se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2mln xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, po mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve, si edhe për të nxjerrë përfundimin e duhur për rritjen e pragut të xhiros mbi 10mln lek të reja në vit, me qëllim mosrritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8mln”.
Rama tha se biznesi i vogël nuk e ka problem vendosjen e TVSH, por tavanin. Gjatë një aktivitetit me biznesin për taksat, kreu i qeverisë tha se do të rrisë tavanin në mbi 100 mln në mënyrë që biznesi po gënjejë në deklarime.
“Ajo çka unë kam nxjerrë si përfundim nga këto takime është se problemi i juaji nuk është TVSH, por problemi juaj është tavani 8 mln. Duke kapërcyer tavanin 8 mln ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë një taksë nga 5% në 15%. Kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë. Gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan, ndërkohë xhiron e kanë më të lartë se 8 mln, jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme.
Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet, në mënyrë që biznesi i vogël mos të jetë i detyruar të gënjejë. Tavnai të rritet mbi 100 mln dhe me rritjen e tavanit mbi 100 mln ju nga gënjeshtar të ktheheni në aleatë të shtetit për të realizuar qëllimin e kësaj lëvizje. Qëllimi i kësaj lëvizje nuk është që të marrin më shumë lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por qëllimi është që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve ndaj shtetit”, tha Rama.
Pasi Rama ka publikuar videon e takimit, një lumë ofendimesh dhe fyerjesh janë derdhur ndaj tij në rrjetet sociale.

Exit mobile version