Rama i trembet arrestimit, kërkon mburojë ligjore nga Parlamenti

Arben SHAHINI

Rama është në panik. Hetimet gjithpërfshirëse për të zgjedhurit e tij të përfshirë në trafikun e drogës, bandat e krimit të organizuar, blerjen e votes dhe korrupsionit, si dhe arrestimet e nisura pak ditë më parë nga strukturat zyrtare të hetimit ndërkombëtar kanë bërë që Rama të forcojë mburojën personale.
Ai ka vendosur Parlamentin të miratojë nene të caktuara që do të bëjnë të pamundur që organet e hetimit të mbërrijnë deri tek ai, sa kohë është në krye të mazhorancës.
Ai po merr masa ligjore që mbrojë veten nga çdo tentativë arrestimi e mundshme në javët dhe muajt e ardhshëm.
Me anë të një Udhëzuesi të përgatitur për të interpretuar Kodin e Etikes të miratuar vetëm nga PS, haptas dhe pa asnjë filtër ngrihet një mburojë e hekurt për të mbrojtur ministrat, deputetët e inkriminuar dhe zyrtarët e tij të korruptuar.
Në një pjesë të këtij drafti që tani ka marrë formë ligjore thuhet se deputetët gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çdo lloj forme.
Rama arrin deri aty sa të marrë masa dhe të mos lejojë institucionet e hetimit as të mos lejojnë kontrollin e banesave të tij dhe njerëzve rreth tij me imunitet. Duke qenë se këtë nen e ka bërë për veten, ai përfshin në të edhe ministrat dhe deputetët që pritet të përballen me drejtësinë.
Mund të jetë një nen unikal në Europë ku kreu i qeverisë i jep vetes një imunitet të tillë nga arrestimi, por në të njëjtën kohë përfitues të saj janë edhe deputetët e tjerë me imunitet.

Arsyeja që e ka detyruar Ramën të ndërmarrë një veprim të tillë janë arrestimet e fundit kun ë pranga kanë rënë dy ish-deputetë të tij dhe arrestimet sikurse pohohet edhe njerëzit rreth kreut të qeverisë janë kryer pa pasur ai dijeni.
Vetë Rama akuzoi ish-ministrin Xhafa se kishte hedhur gurë mbi PS me arrestimet e fundit duke e bërë të qartë se ai kishte qenë kundër tyre. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga këto arrestime dhe kërkohet edhe arrestimi i kryebashkiakëve të Ramës dhe të rrezikuar janë eedhe dy ministra, Rama ka marrë masat e para mbrojtjëse duke hartuar pikërisht nenin kundër arrestimit të tyre.
Në këto kushte Rama ka kthyer Parlamentin në Gjykatë duke i hequr të drjetën drejtësisë të vendosë.
Neni “Rama”
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket
funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.” Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

Reagimi i Petrit Vasilit
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të ligjit veprimit të fundit të mazhorancës, e cila tashmë mbron me ligj deputetët e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky është fundi, pasi Rilindja tashmë e ka kthyer parlamentin në gjykatë, duke mbrojtur me ligj deputetët e saj nga arresti.
Postimi i Vasilit në Facebook
Fundi… Rilindja kthen Parlamentin ne gjykate, qe mbron deputetet e saj nga arresti.
Me ane te nje Udhezuesi te pergatitur per te interpretuar Kodin e Etikes te miratuar vetem nga rilindja,haptas dhe pa cipe ngrihet nje mburoje e hekurt per te mbrojtur deputetet e inkriminuar.
Reforma ne drejtesi u varros pasi drejtesia pengohet dhunshem, qe te veproje me sebepin se mund te komplotohet kunder institucionit.
Pra sipas rilindjes institucioni, pra parlamenti, mbrohet kur deputetet e inkriminuar nuk arrestohen dhe kur drejtesia si pushtet i pavarur pengohet te veproje.
Sipas rilindjes institucionet mbrohen nga komplotet ne nje kohe qe trafikantet ndodhen ne pushtet duke komplotuar hapur ndaj shtetit ligjor,financave,prones publike dhe interesave dhe lirive te qytetareve te thjeshte.

Mbrojtje te tille skandaloze,banditeske, antikushtetuese nuk ka pare historia,kthimi i parlamentit ne trup gjykues eshte “de facto” asgjesimit te drejtesise dhe pushtimit te parlamentit.
Lexojini vete pjese te paragrafit 15 te komentarit, qe provojne banditizmin e parlamentit.
Ja interpretimi per heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar dhe shnderrimin e parlamentit ne trup gjykues:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e
arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga
organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,
destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të
autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,
të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të
pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket
funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit”.
Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe çdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

Exit mobile version