Rama pa program/ Alfred Rushaj: Puna e vetme që bën, kundërshtimi me batuta i programit të PD

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Alfred Rushaj, në një intervistë në Syri Tv, foli ndër të tjera edhe për mënyrë se si kjo forcë politike do bashkërendojë forcat për të maksimizuar votat në terren.

-Për koalicionin

Negociatat morën kohën e vet dhe secila parti mori kohën e vet. Jo çdo gjë ishte çështje sekondash dhe minutash. Pati negociata me mirëbesim, me diskutime se si mund të arrihet maksimizimi i votës se sa per ndarjen e vendeve. Marrëveshja përfshin punën e përbashkët qe secila parti do të bëjë për të mundësuar ndryshimin që shqiptarët presin. Për parimin e marrëveshjes do të punohet gjatë fushatës. Eshtë një bashkim qytetarësh për ti thënë ndal dështimeve të 8 viteve, gjendjes së tmerrshme dhe për të realizuar ndryshimet qe thamë.

-Për largimin e Bamir Topit

Ne nuk kemi informacion pse është bërë dorëheqja. Mendoj që është një çështje e brëndshme.

-Maksimalizimi i votës

Maksimalizimi i votës ka 2 aspekte. Mesazhi politik dhe organizimi në terren. Të gjitha strukturat në terren po bashkëpunojnë për të sjellë të gjithë votuesit. Në pikëpamjen e mesazhit të gjithë janë kundër Ramës dhe të gjithë bashkohen me mesazhin. Të gjitha partitë kanë rënë dakort se do të punojnë për të sjellë të gjithë simpatizantët në kutitë e votimit dhe të bëhet ndryshimi me 25 prill.

-Për listat

Nuk është fiksuar çdo lloj pozicioni. Natyrisht gjatë javës në vijim do të saktësohet numri dhe emrat.

-Debati mbi Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi

Nuk ka asnjë pikëpyetje. Ajo çfarë është perceptuar është shumë herë më tepër se ajo çfarë ka ndodhur. Gjatë gjithë kohës Mediu dhe Idrizi janë dakort por janë diskutime se si do të arrihet puna në terren për maksimalizimin e votës. Çdo parti ka veçantinë e vet.

-Listat e reja të deputetëve

Është një situatë tjetër sepse PD e ka filluar procesin e klasifikimit që në korrik. Janë bërë hapat paraprakë për të nxjerrë një listë me kandidatë potencialë.

-Akuzat e Ramës për programin

Unë dua të bëj diferencën. Ne jemi në opozitë dhe kemi bërë një plan teknik të detajuar se çfarë do të bëjmë dhe kur do të bëhen. Ndërkohë Rama është në qeveri dhe akoma nuk ka një program. Atij nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të kundërshtojë programin tonë me batuta. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të hedhur baltë dhe të vendosë një njollë në pritshmëritë e njerëzve tek programi i PD.

-Videoja e Ballukut për energjinë

Çfarë ne kemi thënë është që për 710 mijë familje shqiptare do të ulim çmimin e energjisë me mbi 20%. Unë di që qytetarët do të kenë nga 10 mijë lekë deri në 85 mijë lekë më shumë në vit. Ajo që ne nuk do të bëjmë është të rrisim çmimin e energjisë për ata që nuk kane mundësi ta paguajnë dot. Për 710 mijë familje shqiptare është rritur çmimi i energjisë. Nëse ky kthim mbrapa quhet i keq atëherë është kthim pozitiv. Lekët që i kanë grumbulluar ku i kanë dërguar? I mbani mend sa familje u futën në burg. Janë 20 milionë euro që shteti i ka borxh Kompanisë së Shpërndarjes dhe askush nuk shkon në burg ndërsa një pensionist që nuk i paguan dot është në burg.

20 milionë euro janë taksat tona që i përdorin për tenderat.

-Krijimin e bursës së energjisë

Rama e ka ngritur bursën vetëm në 3D. Bursa e Tiranës ka që në ‘90 që është ngritur dhe për këtë nuk ka asnjë transaksion. Nuk ka ardhur njeri që të fusë transaksion në bursë.

-Fatura e programit

Programi është i realizueshëm. Fatura shkon diku nga 400-500 milionë euro. Programi ka 2 pjesë, pjesën e masave ekonomike dhe pjesa që ka të bëjë me përmirësimin e klimës se biznesit. Unë dua t’ju them se vetëm koncensionet që PD është e angazhuar t’i anulojë ato. Fatura e korrupsionit për shkak të tenderave shkon nga 250-300 milionë euro. Shpenzimet e luksit shkojnë nga 50-60 milionë euro. Vetëm duke rialokuar buxhetin do të realizohet të gjitha gjërat që përmendëm.

-PPP-të

Ne do të sjellim në buxhetin e shtetit paratë që në mënyre të pandershme i janë marrë këtij buxheti. Diçka e tillë ka gjasa të ndodhi brenda 6 mujorit të parë sepse një pjesë e rishikimit të kontratave është bërë dhe do të jetë një ndihmë e madhe për këdo që vjen të bëjë një rishikim të tillë.

Exit mobile version