Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një document, sipas të cilit, Rama paguhej nga policia sekrete hoxhiste. Berisha shkrun në një postim në Facebook se, mediat botojne dokumenta qe faktojne se Edvin Kristaq Rama eshte paguar qe nga viti 1984 per ilustrimin me shkarravinat e tij te revistes se sigurimit te shtetit.
Postimi I Berishës në FAcebook
Ja dokumenti qe fakton se Rama paguhej nga policia sekrete hoxhiste!
Te dashur miq, sot mediat botojne dokumenta qe faktojne se Edvin Kristaq Rama eshte paguar qe nga viti 1984 per ilustrimin me shkarravinat e tij te revistes se sigurimit te shtetit.
Keshtu TV ”Fax Neës” ka siguruar një revistë të vitit 1984, “Punonjësit tanë tregojnë”, ku mes rreshtave shihet edhe emri i Kryeministrit Rama, i cili ilustron si sherbetor i armes mizore te PPSH nje tregim kushtuar policise sekrete te Enver Hoxhes, gje per te cilen ai natyrisht ishte perzgjedhur si nje bashkpuntor i devotshem dhe i besueshem! Shikoni dokumentin e publikuar sot ne media. sb