Banorët e Unazës së Re janë mbledhur pranë rrethrrotullimit te sheshi ‘Shqiponja’, pas informacioneve se në orët e para të mëngjesit do të zbarkojnë në zonë punonjës të IKMT-së.
Bëhet e ditur se, banorët janë mbledhur për të qëndruar gati për të mos lejuar shembjen e banesave.
Ata u mblodhën edhe në mëngjes, pas një tjetër lajmërimi se me nisjen e javës do të nisin edhe prishjet e banesave. Por aksioni raportohet se është shtyrë për nesër.
Burime bëjnë me dije INUK do të mbërrijë në orën 05:00 dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.
Mësohet gjithashtu se banorët do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri.