Rama do shkarkojë Metën nga President, Meta: Rama, fatkeqësi

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Lufta e hapur Rama-Meta thellohet edhe më tej. Gramoz Ruçi kërcënoi publikisht Metën dje, me shkarkim nga posti i Presidentit në rast se do të përpiqet të mos dekretojë qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Nga Fieri, ku më shumë se sa një fjalim elektoral dukej si një sulm i mirëorganizuar ndaj Metës dhe LSI. Në mënyrë direkte, Ruçi i është përgjigjur dje deklaratave të Metës se nuk do të dekretojë qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa ka paralajmëruar shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit. Rruci ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Metës, ndërsa i ka kujtuar atij se falë PS ai është ngjitur në të gjitha nivelet e drejtimit të pushtetit. “Ç’faj i kanë socialistët Ilir Metës? Pa librezë pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet. 25 ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeministër, madje dy herë. Socialistët e bën kryetar Kuvendi dhe President. Ilir Meta; Të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bën. Të të vijë rëndë, kur zë me gojë socialistët. Një gjë është e sigurt që në 25 qershor me mandate të plota apo të cunguara LSI nuk do të jetë në koalicion me PS. Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe President, që nuk do të dekretojë as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëj betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë”, tha Gramoz Ruçi. Ai ka vijuar sulmin e tij, ndërsa i është rikthyer edhe njëherë etiketimeve të LSI dhe Metës si shushunjë që thith gjakun e shqiptarëve. Ruçi tha se, etja e Metës për pushtet dëshmohet në përpjekjet e këtij të fundit për të bërë PS zgjedhjet e 25 qershorit, pasi sipas tij LSI është mësuar të përfitojë si shushunjë, duke qëndruar gjithmonë në pushtet. “Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis se janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet, duke luajtur me njerëzit. Duke luajtur me vendet e punës, me thesin e miellit. Njëri prej këtyre, Ilir Meta erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet, foli për socialistët nga më i thjeshti e deri tek Edi Rama”, është shprehur Ruçi.

Meta: Rama një fatkeqësi e madhe, bashkëqeverisja me të ishte fat i keq

Pas paralajmërimit për shkarkim nga posti i Presidentit, Ilir Meta, shpërtheu në akuza të ashpra ndaj Edi Ramës sërish dje, ndërsa e cilësoi atë si një fatkeqësi të madhe. Mes toneve të ashpra, Meta i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së, ndërsa pohoi se ka qenë fati i tij i keq që ka bashkëqeverisur me PS-së. “Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Kjo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët. As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fort se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij, kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej Reforma në Drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama”, tha Meta. Ndërsa tha se, Rama në katër vite nuk bëri asnjë investim për shqiptarët, por vetëm vodhi ku të mundej e sa të mundej, ai tha se i vetmi kryeministër që ka investuar dhe ka ndryshuar Shqipërinë ishte qeveria Berisha. Sipas tij, nëse nuk do ishte bërë liberalizimi i vizave dhe projektet e mëdha gjatë qeverisjes Berisha, sot investimet në Shqipërinë e rilindjes do të ishin zero. “Në vitin 2009, kur ne bëmë koalicionin me PD-në jo vetëm u liberalizuan vizat. Nëse nuk do të ishte bërë projekti i Devollit, sot investimet e rilindjes do të ishin zero. Deri para dy muajsh, kryetari i rilindjes mburrej për reformat që kishte bërë me partnerin strategjik. Por, pasi ne ndaluam skenarin për të penguar zgjedhjet pa opozitën, na doli se gjithë problemi paska qenë LSI-ja”, deklaroi Meta. I revoltuar ndaj përpjekjeve të Ramës sipas tij që tentojnë që përmes sondazhesh të manipuluara të nxjerrin LSI humbëse, Meta tha se sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta, por të pashpresa. “Forcë e parë, forcë e paparë. Kam një mesazh të fortë për Lefter Kokën. Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë, por mos bëj garë me Tiranën, të dalin 12 deputetë. Për sondazhet e rilindjes, dua t’u them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë votuar prej kohësh të nxjerrin LSI forcë e parë, sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes. Janë të shtrenjta, por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës. Aq mandate sa ç’mori LSI për para 4 vitesh, në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen, aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë më 25 qershor”, tha Meta.

Exit mobile version