Reagim i FRPD Vlorë
Me dhjetra kamera nëpër këmbë, me nënpunësit që i trajton si ish-aksionistët e dikurshëm të aksioneve ish-komuniste, lideri global e zhvendosi filmtoren e tij propagandistike në Pyllin e Sodës, Vlorë!
I ikur nga Vlora me turp, i ikur me 7000 vota më pak, rikthehet si lugat nëpër pyje, nën gjoja moton e dhembshurisë ndaj mjedisit, të pastrës dhe të bukurës.
Erdhi, filmoi episod-propagandën e radhës, skeçoi artistikisht pa dorashka, siç e ka bërë mrekullisht këto 8 vjet, dhe iku nga sytë këmbët.
Hipokrizi mbetet fakti se lidhja e tij me mjedisin, natyrën dhe pastërtinë mbeten zero; kujtojmë realitetin e prekshëm çdo ditë, të betonizimit jashtë çdo standardi urban te shumë e shumë siperfaqeve ish-rekreative; kujtojmë zëvendësimin e palmave simbol për qytetin tonë bregdetar me rrape e pisha; kujtojmë se lagje e lagje të tëra mbeten kapic me mbeturina te shndërruara gangrenë ndër vite.