Rama: Përderisa nuk flet ambasadori Lu nuk është i vërtetë dënimi nga gjykata italiane i Agron Xhafës

Kreu i qeverisë ka habitur sot me mënyrën se si ka tentuar të mbrojë Fatmir Xhafën dhe vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge. Rama ka folur në emër të ambasadorit Lu duke u shprehur se denoncimi i opozitës për vendimin e Gjykatës në Itali nuk është i vërtetë përderisa nuk ka folur ambasori Lu. “Ai i verifikon të gjitha përderisa ai nuk ka folur dënimi i Gjykatës Supreme italiane për Agron Xhafën nuk është i vërtetë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para deputetëve socialistë, në foltoren e Kuvendit, ka reaguar për herë të parë për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.
Rama tha se dënimi i tij është një fakt i njohur, por nëse do kishte një të vërtetë për lidhje apo për ndikim nga ministri Xhafaj për mbrojtjen e të vëllait, para opozitës do kishte folur ambasadori amerikan, Donald Lu.
“Rrjetet sociale ku qytetari dixhital i PD-së na ruan në ekranin e mrokullës së vetë dixhitale se kush shan e shfryn më shumë baltë nga goja.
Për fat të keq, u larguan pa dëgjuar atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë, qoftë për atë çfarë fshihet, por fshihet zbuluar në këtë orvatje histerie.
Dje ministri i Brendshëm ka sqaruar, ndërsa këta rinxorrën çështje të dalë e ridalë.
Dhe ka dalë e ridalë kur është dashur të sulmohet drejtëpërdrejt Fatmir Xhafa apo qeveria ose grupi parlamentar i PS-së në momente ngacmuese për këta që sot, një avaz të vjetër përpiqen t’jua shesin shqiptarëve si avaz të ri.
Rasti më i fundit, kur ky rast ka dalë në mediat pranë SHQUP-it në kohën kur kalonte reforma në drejtësi.
Fakti është i njohur botërisht, por shqiptarët nuk e kanë mendjen tek kjo tollovi e madhe.
Fakti është i njohur dhe për partnerët ndërkombëtarët.
Nëse për këtë zallamahi do kishte një grimcë të vërtete për ministrin tonë të Brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme se para se të flisnin këta do fliste miku ynë, ambasadori amerikan, BE.” –tha Rama në Kuvend.

Artikulli paraprakBerisha: Rama u pagua 1.3 milionë euro për të bllokuar ekstradimin e Agron Xhafës. Janë vagabondë që sulmojnë Europën
Artikulli tjetërGjykata liron kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, vetëm detyrim paraqitje