Rama përgatitet të manipulojë serish zgjedhjet, e çon numrin e votuesve në 4.5 milionë nga 2.8 milionë

Analisti politik Afrim Krasniqi publikon shifrat e INSTATIT për popullsinë në Shqipëri dhe nxjerr “blof” Ministrinë e Brendshme, Gjendjen Civile dhe KQZ. Ai i referohet tabelës zyrtare të publikuar nga KQZ për numrin e shtetasve shqiptarë që do votojnë në 25 prill.

Sipas tabelës, numri i shtetasve shqiptarë është 4.544.977, ndërkohë që analisti thotë se sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve shqiptarë është 2.845.955. “Diferenca rreth 1.7 milionë”, shkruan ai.

“INSTAT: Popullsia e Shqipërisë 1.1.2020 = 2.845.955 banorë. MPB, RGJC dhe KQZ ndanë mandatet për 2021, ku sipas tabelës Shqipëria ka 4.544.977 shtetas! Diferenca rreth 1.7 milionë!! Kemi shtet, kemi parti, kemi shefa të fortë e liderë globalë, por pas 30 vitesh s’dimë ende sa banorë jemi”, shkruan analisti Afrim Krasniqi dhe ndan tabelën e mëposhtme.

Artikulli paraprakDokumenti/ Veliaj, 500 mijë USD për foto e video vetëm për 30 ditë, reagon kreu i FRPD
Artikulli tjetërDëshpërimi që ka përfshirë pushtetin