Rama përjashton diasporën e Kosovës

Kosova shpërthen në kritika ndaj Shqipërisë për Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë. Përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare, zv/ministri i Kulturës, Rexhep Hoti, tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar diasporën e Kosovës nga ky aktivitet. Numri dy i kulturës së Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike të Kryeministrit Edi Rama.
Zv/ministri Hoti vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e një ministrie të përbashkët të Kulturës. Ministria shqiptare e Kulturës nuk ka komentuar deklaratat e zv/ministrit të Kosovës. Mirela Kumbaro ftoi shqiptarët e diasporës të bëhen pjesë e projekteve për zhvillimin e zonave turistike.
Në panelet e ndryshme të Samitit kanë marrë pjesë edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, të ftuar e pjesëmarrës nga diaspora si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj ftoi përfaqësuesit e diasporës të investojnë në kryeqytet. Në Samitin treditor të Diasporës marrin pjesë rreth 800 të ftuar.

Artikulli paraprakGuliani: Serbëve u thashë se duhet të bombardoheshit
Artikulli tjetërBasha me Vetëvendosjen: Bashkërendim dhe jo amatorizëm