Rama poshtëron sërish Veliajn, zdromsi ankohet: Më ngacmojnë shumë se jam…

Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe Arben Ahmetaj i Rindërtimit, kanë qenë sot në Pezë, ku kanë përuruar një banesë private që është rindërtuar pas tërmetit të Nëntorit të vitit të kaluar.

Gjatë momenteve të vizitës, siç e do zakoni familjarët i kanë pritur politikanët me nga një gotë raki, që e kanë zjerë vetë, e për çudi kreun e qeverisë, e kanë lënë pa gotë. Me humor Rama merr gotën e Veliajt, dhe thotë se jo në pak raste ”rriskun” e tij ia japin Lalit.

Ky i fundit, nga ana e tij, gjen rastin që të ankohet duke thënë se e ngacmojnë shumë pasi është më i vogli, ndërsa për të pasur mundësinë e urimit ka marrë gotën e Ahmetajt, e kështu me radhë vazhdon zinxhiri.

Rama: Gjithmonë gota ime i bie Lalit, çudi e madhe, merre merre (I drejtohet për të marrë gotën e Ahmetajt)

Veliaj: Më ngacmojnë mua se jam më i vogli, prandaj, më ngacmojnë shumë!

“Jemi tironsa ne, nuk i lëmë adetet”, shprehet ndërkohë e zonja e shtëpisë, që pavarësisht halleve që i kanë rënë mbi kokë tregon se rakinë e kanë nxjerë vetë, e madje kanë punuar edhe tokën, prodhimet e të cilës i shesin për të siguruar të ardhurat.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i ish-Presidentit: Kryegangsterri dhe “rraketaket” kanë vetëm një vend depozitimi pas 25 prillit!…
Artikulli tjetërER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin! Nga 3389 shtëpi ka ndërtuar vetëm 48