Rama pranon se ka mashtruar me formularin e dekriminalizmit: Si më arrestuan në Bolonja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar së fundmi periudhën kur në Itali ekzistonte një lloj racizmi ndaj shqiptarëve. në një intervistë për “Gazetta.it”, Rama tha se e kanë arrestuar në Bologna sepse është përleshur me një polic, që sipas tij kishte tallur një grua shtatzënë, edhe ajo shqiptare.

Pjesë nga intervista

Pyetja: Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në Itali, çfarë mudn të thoni për këtë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim.

Kujtojmë se pak ditë u dërguan nga Shqipëria në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj dhe ka pasur shume reagime pozitive.

Artikulli paraprakAgustin Kola: Kryeministri ngatërroi pagën tonë me atë të Olsi Ramës, por topi…
Artikulli tjetërGrabitësit bëjnë namin në Durrës, vidhen makina dhe lokale nën hundën e policisë