• Rama premtoi ulje taksash për 90% të shqiptarëve, por i rriti për të gjithë shqiptarët. PD: Në 8 vite iu ngarkuan në kurriz 3.2 miliardë euro borxh shtesë. Më 25 Prill Rama humb dhe Shqipëria do të fitojë!
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SHEF I KABINETIT DORIAN TELITI
Të dashur qytetarë.
Te gjithë ju e dini tashmë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet me Edi Ramën ne krye dhe kjo është arsyeja përse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim.
Shqiptarët nuk mund të përballojnë të mbeten në vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën. Eshtë koha për ndryshim sepse ata që e lanë Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Rama ndonëse premtoi taksim të ndershëm dhe ulje taksash për 97% të shqiptarëve, ai bëri të kundërtën, i rriti taksat për të gjithë ju.
Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
Tani, dy muaj para zgjedhjeve, përsëri Rama nuk tërhiqet nga taksimi vrastar progresiv, por premton të vazhdojë të taksojë me të njëjtat taksa ata që marrin pagë më të lartë se 400 mijë lekë të vjetra.
Taksat e rritura, keqmenaxhimi dhe zbuzivizmi u kanë kushtuar rëndë shqiptarëve.
Në 8 vite të gjithe qytetarët shqiptare paguan 3 miliardë euro më shumë taksa.
Në 8 vite u ngarkuam në kurrizin tonë me 3.2 miliardë euro borxh shtesë.
Në 8 vite paratë e taksave tona shkuan për PPP, lukse zyrash e tendera pa garë.
Të dashur miq.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë një plan serioz pune për ta nxjerrë Shqipërinë dhe ekonominë tonë nga gremina ku e ka rrokullisur Edi Rama dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike.
Më shumë para do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe më shumë vende pune do të hapen nga paratë që do të kursejnë bizneset nga ulja e taksave.
Me voten tuaj të 25 prillit, ju do të fitoni, do të fitojë ekonomia, do të fitojë Shqipëria.
Faleminderit.