Rama presione Gjykatave për përgjimet dhe përdhuesin e Kavajës

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Edi Rama ka shtuar presionin e tij kriminal ndaj gjykatave sot, duke kërkuar të mbyllë skandalin e përgjimeve, të rikthejë në detyrë Çakon dhe po ashtu të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin.
Presioni dhe kërcënimet kriminale të Ramës ndaj gjykatave kanë ardhur në rritje prej ditësh dhe sot kanë njohur kulmin, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë për masën e sigurisë për Çakon, dhe Gjykata e Tiranës do të vendosë për masën e sigurisë për Rroshin.
Çako dhe Rroshi janë personazhet kulminante të dy prej krimeve më të rënda të Edi Ramës, që janë përgjimet e paligjshme, dhe inkriminimi brutal i pushtetit.
Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme, pasi është vetë i përfshirë.
Rama është në duart e Çakos, i cili do të flasë e do të tregojë nëse Edi Rama nuk i siguron paprekshmëri.
Presioni që po ushtron për Rroshin, është përpjekja e tij për të mbajtur trafikantët e banditët, e për të penguar dekriminalizimin.
Partia Demokratike i dënon me ashpërsi këto kërcënime kriminale ndaj Gjykatës dhe i kërkon institucioneve të drejtësisë të vendosin të pandikuar nga Rama dhe të ndikuar vetëm nga ligji.

Exit mobile version