Rama pritet me protesta edhe në Librazhd, poshtërohet Taulant Balla…

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, i cili pritet të ketë një takim sot pasdite. Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste. Deputeti i PS për Librazhdin, Taulant Balla është ndjerë keq para Ramës dhe i ka kërkuar falje për këtë ngjarje.

Në orën 19:00 Rama do të bëjë prezantimin e kandidatit të partië Socialiste për kryetar bashkie, Kastriot Gurrën.

Por duket qytetarët, simpatizantë të Partisë Demokratike e kanë pritur kryeministrin me protesta.

Nën thirrjet Rama Ik, qytetarët me tymuese në duar janë në pritje të Ramës, i cili më herët ka qënë në Përrenjas për të prezantuar kandidatin Nure Belba.

policia 1

3 1

1 2 730x480 1

Artikulli paraprakKongresi amerikan do të hetojë aferën e Ramës, deklarata e fortë e Bashës
Artikulli tjetërBasha: Rama përdor Prokurorinë me akuza politike, as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!