Rama pritet me protesta në Berat dhe Kuçovë: Dorëzohu!

Rama, si në çdo qytet tjetër, është pritur me protesta edhe nga banorët e Beratit dhe të Kuçovës. Aktualisht banorët ndodhen në lagjen “Kombinat”, lagje kjo e cila ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit, me pankarta dhe thirrje “Rama dorëzohu”, ”Rama ik”. Protesta është e udhëhequr nga drejtues të PD-së së qytetit të Beratit. Në video shihen gjithashtu dhe forca policie të angazhuar për të ruajtur qetësinë.
Pas Beratit, kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Kuçovë. Inagurimi i një godine shkolle, gjimnazi dhe rikonstruksioni në mjediset e spitalit në qytetin naftëtar, pritet që të pasojnë vizitën e Ramës, në Qarkun e Beratit.
Pasditen e sotme Rama, pritet që të mbërrijë në Kuçovë, ku dhe atje mësohet se do të pritet me protesta.
Kjo protestë është organizuar nga dega e PD-së në Kuçovë e cila mësohet se do të zhvillohet në rreth-rrotullimin e këtij qyteti, afër gjimnazit ku Rama do të kalojë për të shkuar në inagurimin e shkollës.
Grupi i qytetarëve mësohet se është përgatitur për protestën e rradhes. Vizita e Ramës në Berat ka nisur mesditën e sotme, ku dhe në kete qytet është pritur me protesta.
Tashmë është e njohur taktika e Ramës për t’ia mbathur sa herë në Tiranë ka protesta të opozitës. Kështu bëri më herët edhe në protestën e 16 shkurtit, ku i mbathi në Vlorë, më pas në protestën para parlamentit ku iku në Fier, kurse këtë herë ka zgjedhur Beratin për tu fshehur gjoja me pretekstin e takimeve me elektoratin.

Artikulli paraprakBasha: Protesta e nesërme do të jetë historike!
Artikulli tjetërBraktiset Rama, dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kuçova dhe Poliçani për të mbushur sheshin në Berat