Ditën e sotme kreu i qeverisë Rama ka zhvilluar një tjetër takim me studentët e Universitetit të Tiranës. Ai ka organizuar një takim me përfaqësues të studentetëve tek Godina “Iliria”, por edhe këtë herë është pritur me brohorima dhe kundërshtime.
Një numër i madh studentësh, kan protestuar përpara ambjenteve ku po zhvillohet takimi i kreut të qeverisë me një grup prej tyre, duke i rikujtuar Ramës se Pakti për Univesritetin nuk është kryer në asnjë moment nga ana e qeverisë.
Ata e pritën kryeministrin me pankartat duke i uruar 1 Prillin, si për t’i kujtuar se e gjtiha ishte një gënjeshtër e madhe që askush nga studentët nuk e kanë ‘ngrënë dot’. Studentët kanë shpalosur një baner të madh: ‘Pakti për Universitetin’, Rama = Dështim. Garda e Republikës është përplasur me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i ka lejuar të marrin pjesë në aktivitet.
Nga ana e tij Rama nuk ka bërë asnjë reagim duke lënë të kuptojë që qeveria nuk ka ndër mend të marrë parasysh asnjë nga kërkesat e paraqitura nga studentët.