Rama, projekt për destabilizimin e Kosovës

Sali BERISHA

Vizitat e Ramës në Beograd. Më jepet rasti t’i kthej një përgjigje për këtë, megjithëse ky ka një zinxhir mashtrimesh pa fund. Ka thënë se paraardhësi im nuk e bënte këtë. Tani unë do sqaroj pozicionin tim. Nuk kam asnjë vërejtje pse ka shkuar në Beograd. Përkundrazi, unë nuk kam qenë kundër zhvillimeve të marrëdhënieve me Beogradin, por kam patur dy parime. E para, i kam ftuar të vijnë ata në Tiranë dhe Presidenti Tadiç ka pranuar ftesën dhe e keni të botuara në mediat zyrtare. Kam patur dhe një kusht të dytë; të vini dhe t’u vijmë, por për Kosovën asnjë fjalë. Do sqaroj shqiptarët unë këtu, folklorin shitjuani atyre që hanë folklor, unë merrem me politikë jo me folklor. Për Kosovën asnjë fjalë. Ka qenë ministër i Jashtëm i partisë aleate sot tuajën, kur Merkiç ka ardhur në zyrën time. Ka ardhur e kam pritur në zyrën time dhe nuk është diskutuar asnjë fjalë për Kosovën. Nuk ka folur kush më shumë se unë për Kosovën në këtë vend. Pse kjo? Sepse serbët ishin patologjikë në kërkesën e tyre që Tirana dhe Beogradi, dhe jo Prishtina, të zgjidhin çështjen e Kosovës. Kjo ishte arsyeja që, unë jua kisha përcaktuar shumë qartë, që për Kosovën do bisedoni me udhëheqësit e Kosovës.
E dini ju sa ftesa, që në fund të 2005, kërkesa që të bëjmë marrëveshje të përbashkëta për ta zgjidhur në 24 orë-48 orë çështjen e Kosovës. Që të gjitha kanë marrë atë që duhet të merrnin. Tani a bëri gabim Rama se u tha që duhet të njihni pavarësinë? S’bëri aspak gabim. Po ku dëshmoi Rama skandaloz për të mos thënë më shumë. Skandaloz u dëshmua te marrëveshja që përfshin tre vendet dhe firmoset vetëm nga Tirana dhe Beogradi. Ajo është absolutisht një thikë e mirëfilltë në interesin kombëtar, por ju s’keni interes kombëtar. Nëse ti me Beogradin nënshkruan marrëveshje për autostrada dhe hekurudha që përfshijnë Prizrenin dhe Prishtinën, të dy ju, Tirana dhe Beogradi e hiqni veten si zotër të Prishtinës. Dhe ky është një akt i shëmtuar, jashtëzakonisht i rëndë. Ata udhëheqës kosovarë, të cilët i kanë shprehur këto dhe ja kanë shprehur atij në mënyrën më të vendosur këto, por nuk dinë ata se i sëmuri psikik s’mund të ketë pendesë, ata vetëm këtë kanë patur, sepse ata kanë respekt dhe mirësjellje. Po kur nënshkruan ti në territorin e tyre, në territorin e republikës sovrane të tyre, marrëveshje pa palën kosovare…..
Ne absolutisht do bëjmë rezolutën kundër kësaj marrëveshjeje. Ta harrojë kush se mund të firmosë nga Tirana për Kosovën, në asnjë rrethanë pa patur plotfuqinë e presidentit të Kosovës apo të qeverisë së Kosovës. Firmat janë plotfuqira dhe këto i bën vetëm një njëri që s’ka apatrid, që s’ka dhè, s’ka interes kombëtar, një njëri i papërgjegjshëm. Do e shohësh ti marrëveshjen e detit se për llogari të kujt është bërë, mos u ngut, unë kam durim. Do e shihni ju se pse u fut në spirale Rama. Unë jam i qetë fare. Mos mendoni ju se veprimet antikombëtare të tij nuk do dalin një ditë, do dalin që ç’ke me të. Marrëveshja e detit u rrëzua për hesap të një pale të tretë dhe jo për interesin kombëtar të shqiptarëve. Mbajeni mend për ata që kanë qoftë dhe minimumin e interesit kombëtar dhe kjo fjalë e imja di t’u ndjekë ju çdo muaj dhe çdo vit, ju do shihni këtu e do jeni dëshmitar të frikës që i futët interesit kombëtar me qëndrimet tuaja. E bëtë strikt për interesa të një pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar.
Njerëz që s’kanë asnjë interes kombëtar, njerëz të cilët për llogari dhe para të një pale të tretë i futën një thikë të fortë interesit kombëtar dhe koha do e provojë se cila është dhe se çfarë bëtë. Sikundër i futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit me marrëveshjen që firmosët.

Berisha-Bushatit: Një palë e tretë tek prishja e Marrëveshjes së detit

Ju e dëgjuat se, qeveria e kryesuar nga Berisha lejoi Serbinë pa kushte që të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së. Kjo është një pafytyrësi dhe ky është i pafytyrë. Pse? Vetëm atë që se bëri qeveria. Qeveria i vuri kusht Serbisë, kusht me garant dhe ndërmjetës dhe këtë kusht e di ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë që përfaqësonte LSI-në, që e keni patur ministër deri para një muaji. Dhe kushti ishte ky; të pranojë dhe njohë diplomat reciproke të universiteteve dhe kryesisht Presheva. Dhe delegacioni shqiptar që ishte në një nga vendet baltike u përball me presione për ta lejuar dhe e lejoi me kusht, dhe e lejoi me një kohë të caktuar për heshtjen. Por i pafytyri është i pafytyrë, i lejon vetes të flasi kështu. I pafytyri është i pafytyrë kur thotë se ka dhënë intervista me lekë. Në jetën time kurrë nuk kam dhënë qoftë dhe një intervistë të vetme me lekë. Kam qenë i kërkuar jo pak nga mediat, por intervista me lekë s’më ka shkuar mendja kurrë t’i jap ndonjë medieje. I pafytyrë përsëri kur thotë për çështjen e detit. Kam qenë kryeministër, kam disponuar të dhëna dhe informacione dhe këtë që e them e them me përgjegjshmëri të madhe dhe të plotë, se është veprim totalisht në interes të palës së tretë. Dhe koha do e provojë këtë! I pafytyri thotë se e çuam në Gjykatë. E çoi Rama në gjykatë, nuk e çuam ne në gjykatë. E çoi për llogari dhe para të palës së tretë. Duke thënë këtë, ju them se edhe pse unë dija gjithçka për këtë, përsëri e them se qeveria shqiptare është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës, prandaj urdhëroni të shkoni në arbitrazh dhe le ta zgjidhë arbitrazhi, sepse ka arbitrazh dhe gjykatë deti, ka jo një, por dy madje, sepse qeveria shqiptare këtë çështje nuk mund ta zgjidhi, duke shkelmuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë qëndrimi im zyrtar. E kam mbajtur, kur kam qenë edhe vet në qeveri, e kam mbajtur edhe tani që jam në opozitë. Kurse tjetra është firmosja e marrëveshjeve. Këta janë skllevër të Beogradit. Meka e tyre është Beogradi. Kush është ai që mund të firmosë marrëveshje pa palën e interesuar? Vetëm nëse është koloni. As e inkurajon kurrë Bashkimi Europian një gjë të tillë. Ky është një akt aventurier i Ramës që mendon se, Kosova është një hiç, që mendon se Kosovën do ta zgjidhë problemin, duke e destabilizuar Kosovën. Që mendon se, destabilizimi i Kosovës është rruga drejt bashkimit kombëtar. Këta janë aventurirë, këta bëjnë lojën e Beogradit, këta bëjnë lojën e ndarjes së Kosovës, por një lojë që do dështojë në mënyrën më të turpshme. Kosova është shtet i pavarur dhe askush s’mund të vendosë për Kosovën. As Beogradi as Tirana përveç këtij bastardi dhe atij tjetrit, bastard të bllokmenëve, xhelat që shitën ditë e natë çështjen kombëtare. Këta që janë mbrujtur me shitjen e saj tek Beogradi, këta do mbrojnë çështjen? Këta mbrojnë mafien dhe interesat e tyre po s’mundet kurrë të mbrojnë çështjen kombëtare.
A e detyroi ky zotëri (Rama) të ikë gjysmën e parlamentit me vizitën e tij në Kosovë, vizitën e tij të parë si kryeministër në Kosovë. Ky e detyroi LDK të dalë nga Parlamenti. A e detyroi ky përfaqësues të partisë tjetër, PDK-së të reagojnë fuqishëm nga postet që patën për vizitën e tij të fundit në Beograd. Sigurisht, të nënshkruash marrëveshje ku të jetë territori i Kosovës mbi të, asnjë diskutim ska që ti ke bërë një akt të pabesë sa më nuk bëhet. Unë e kuptoj se në ç’batak keni rënë. Ky që ka mbushur Ministrinë e Jashtme me soj e sorollop kushërinjtë e tij, e ka katandisur në derexhenë më të zezë të historisë së saj, më jo serioze, më të turpshme merr fjalën këtu dhe shpif njëri pas tjetrit. Po sa për raportin, nëse ka një gjë, ajo është Reforma në Drejtësi që u votua nga opozita. Po ti je i pafytyrë. Nga njëra anë thoni hajde të punojmë, nga ana tjetër thoni po e pengoni. Dhe filloni e mbaroni me fjalime kundra opozitës. Bij të etërve mizorë, që kundërshtarin e kishin armik për ta zhdukur.

Rama asnjë ngushëllim për të përmbyturit

Mendja, zemra dhe shqetësimi im është sot tek ata dhjetëra, mijëra e ndofta më shumë fëmijë, burra dhe gra, të cilët përjetojnë ditë shumë të vështira nga kjo përmbytje. Nuk ka qenë katastrofale në hektarë, por ka marrë jetë njerëzish, dhe ka qenë nga më shkatërrimtaret të infrastrukturës së zonave rurale, e cila është gjithnjë infrastrukturë fragile. Dhe sot, nga lumi i Zi në Tropojë e deri në Pogon e Koshovicë, ka me qindra mijëra tonelata gurë të rrëzuar, tombina, ura të vogla të shkatërruara e që kanë bllokuar banorët, në një kohë kur, ajo, që spo ja them emrin për shkak të këtyre zonjave këtu, rri e krihet në Parlament, e nuk ka dhënë asnjë qindarkë për ta.
Nga të katër anët vijnë sms, nuk ke ç’tu thuash, sepse sot vendi faktikisht nuk ka qeveri! Dëshmia më flagrante se sot ky vend nuk ka qeveri është fjalimi me kokë në tepsi që mbajti kufoma e pakallur që quhet kryetar qeverie sot. Zoti kryetar ju e konstatuat vetë, sot ai foli këtu me kokën në tepsi. Dhe unë e kuptova mirë hallin e tij, e ka të qartë se e ka kokën në tepsi, dhe e ka kokën në tepsi, para së gjithash dhe mbi të gjitha nga ky raport, i cili në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo presje, në çdo fjali e në çdo kapitull i thotë se me ty nuk ka negociata. Se negociatat do t’i hapë PD, do t’i hapë opozita. Ky është raporti, prandaj flet me kokë në tepsi.
Ju e dëgjuat kur foli Rama. A vdiqën tre vetë nga përmbytjet? Dhimbje është për ne dhe për çdo njeri. I vetmi që nuk përmendi asnjë çerek fjale për vdekjen e tyre dhe që nuk bëri asnjë ngushëllim për familjet e tyre ishte kreu i qeverisë. E mblodhi një shtab emergjence, dhe mirë bëri, por një fjalë nuk tha se patëm tre viktima, një ngushëllim familjeve të tyre nuk ja u çoi. Nuk ka ky ndjenja njerëzore. I sëmuri psikik këtë ka, ky është tipari kryesor i psikopatit.

Artikulli paraprakRama në SHBA për ekspozitën 300 mijë dollarëshe
Artikulli tjetërBasha-OSBE: Zgjedhjet të rrezikuara nga Rama