Ndërsa mazhoranca ka propozuar ngritjen e një komisioni për reformat kundër korrupsionit në kuadër të integrimit, analisti Fitim Zekthi i ftuar në “Open” në News 24, tha se është turp kombëtar për çdo opozitar që të marrë pjesë në këtë komision.
“Në një komision që inicion Rama është turp kombëtar për çdo opozitar që merr pjesë. Kryeministri Rama drejton një qeveri që ministrat më të rëndësishëm i kanë rënë nëpër burgje. Ky njeri ka krijuar në Shqipëri një situatë të llahtarshme sepse legjitimon vjedhjet, duke thënë se unë nuk kam bërë gjë. Ka dalë para shqiptarëve dhe ka thënë me këtë skuadër do ndërtojmë Shqipërinë dhe rezulton që e gjithë kjo skuadër është e korruptuar, kjo është e llahtarshme. Në Guinea nuk ka që ta justifikojë këtë që bën ky. Në vitin 2013, rrëzoi ligjin e nënpunësit civil me akt normativ, kur Gjykata Kushtetuese e pyeti nëse ndryshohet ligji me 3/5-t me akt normativ, këshilltarja tha se ne mendojmë se ndryshohet Kushtetuta me akt normativ”, tha midis të tjerash Zekthi.