Rama që i përdor “charter”-at për të bërë foto dhe shëtitje qejfi nuk dërgoi një “charter” për Koço Devolen

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas humbjes së jetës së artisti të madh si Koço Devole si pasojë e Covid-19.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, qeveria duhet të kishte ndërhyrë për të shpëtuar jetën e artistit të shquar.

“Shumë ngushëllime për Koço Devolen dje… Madje edhe Rama ishte përpjekur të gjente fjalë të bukura për ngushëllim. Po pse o Edvin nuk u gjet një “charter” dhe për Koçon?!

Ti që përdor “charter”-at për të bërë foto me Cristiano Ronaldo-n dhe që Air Albania-n e ke kthyer në avion për shëtitjet e tua të qejfit, pse nuk mendove pak dhe për Koçon përpara se të uleshe për të gjetur fjalë të bukura për ngushëllim?!”, shkruan Paloka.

Exit mobile version